Enrika: Fama qe mora nga ‘The Voice’ me ndjek edhe sot!

Enrika Derza, 15 vjecarja nga Shkodra qe arriti deri ne finale, ishte nje nga zbulimet me te embela te edicionit te pare te 'The Voice'. Dy vjet me pas, ajo tregon se fama e 'Voice' e ndjek ende, dhe se do te ritkthehet se shpejti ne skenen muzikore.

-Pervecse konkurente e edicionit te pare ti ke qene edhe finaliste. Si do ta pershrkruaje edicionin e pare te ‘ The voice’

Per mendimin tim ‘The Voice 1’ ka qene me i veçanti. Jo vetem nga ana subjektive por edhe per faktin qe ishte nje risi per konkurentet, publikun, po ashtu edhe per stafin e ‘Top Channel’ Per mua personalisht, ishte dyfish risi, duke qene se ishte hera e pare qe ngjitesha ne nje skene te mirfillte.  Mund te them qe ka qene nje edicion shume spontan dhe ky element i dha shume veçanti.


-Cfare ndikimi ka patur dhe ka Miriami tek ty?

Miriami, pervec anes profesionale, ka qene dhe do te  mbetet nje mike shume e mire. Ndihem krenare per zgjedhjen qe kam bere ne ‘Audicionet e Fshehura’. Miriami, si trajnere dhe si individ e ka bere pjesmarrjen time ne  ‘The Voice’ nje eksperience me pak stresuese dhe shume me argetuese. E ka bere kete me ane te profesionalizmit ne pune dhe njekohesisht embelsise dhe suportit qe na ka dhuruar.  Nuk dua te harroj pa permendur edhe Kamelen qe gjithashtu ka qene shume suportuese.


-Cfare mban mend nga nata finale? Si e ke perjetuar?

Ajo qe mbaj mend nga nata finale eshte shume e turbullt, kjo  pasi te gjithe po nguteshin dhe po stresoheshin me shume se kurre. Pra, nuk ka qene nata me e kendshme e ‘The Voice’. Pervec presionit te nates se fundit, ajo  ka qene nata ku une i kam shijuar ne maximum ato 8- minuta skenike qe kisha ne dispozicion. Mendoj qe kam dhene me te miren e mundshme.


-Cfare ka ndodhur me jeten tuaj  pas ‘ The voice’?

Sigurisht, fama qe ne morem gjate edicionit na ndjek edhe sot. Mund te them qe gjeja me e mire qe fitova ne ‘The Voice’ eshte, siguria dhe serioziteti per muziken. Me ka bere te rimendoj planet e mia per te ardhmen.


-Si eshte konkurenca mes pjesmarresve?

Nuk e kam ndjere thuajse, fare. Kjo nuk do te thote qe nuk ekzistonte, por thjesht kam qene shume e fokusuar ne ate qe vertet kishte rendesi per mua: Te shijoja momentet e mia! ‘The Voice’  ka qene nje sfide me veten, jo me te tjeret. Megjithate ky eshte vetem qendrim personal, jo medoemos  duhet te jete qendrimi i gjithe konkurenteve  te tjere.


-Cili ka qene momenti yt me i bukur ne ‘The voice’?

Cdo moment qe une kam dale nga skena, kam mbledhur veten dhe kam kuptuar qe kenga kishte dale mire. Ky ka qene cdo here momemnti me i  bukur per mua.


-Ndonje projekt i ri?

Kam bere nje shkeputje nga muzika per arsye te ndryshme, ama kam disa plane per t'u rikthyer se shpejti, per hir te talentit, kenaqesise dhe sigurisht njerezve qe kane besuar dhe vazhdojne te besojne tek une. Preferoj t'i le surprize.